Samstag, 9. Mai 2020

Kërkesat e shqiptarëve për njohjen e plotë të Shqipërisë Etnike

Po ashtu pas 20 ditëve, të shpalljes së Pavarësisë Shqipërisë me kufijtë historoko-etnik të saj në Vlorë. Më 17 dhjetor, Fuqitë e Mëdha e njoftën Pavarësinë e Shqipërisë. Kjo ishte një çështje me rëndësi shumë të madhe për popullin shqiptar aq më tepër duke marrë parasysh se aleatët ballkanik me këtë akt u detyruan të pranonin krijimin e Shqipërisë së pavarur.

Këtë vendim të drejtë të Fuqive të Mëdha shtetet ortodokse të Ballkanit e prritën me një pezëm të madh e posaçërisht ashpër reagoi Qeveria e Nikolla Pashiqit duke e vlersruar këtë akt si hap i pëeshpejtuar ku prekë në palcë intersin ekonomiko-poltik të shtetit serb dhe prerjen e rrugës kah deti Adriatik. Kundër këtij akti të pavarësisë më të zëshëm ishin Nikolla Pashiqi dhe klika e tij, duke deklaruar haptazi nëpër kolearet e diplomacive evropiane se “Shteti Shqiptarë fare nuk duhet të egzistojë”, ndërsa territoret shqiptare duhet patjetër të ndahen në mes Greqisë dhe Serbisë. Ky propozim i tyre arsyetohej, “për ruajtjen e paqës në Ballkan”. Me ndarjen e Shqipërisë do të ndërpriteshin aspiratat dominuese të interesave në mes Italisë dhe Austro-Hungarisë për të depërtuar në Ballkan nëpër mes të Shqipërisë.

Marrëdhëniet edhe ashtu të ndëlikuara shqiptaro-serbe, ashpërsohen edhe më tepër kurr serbia bëri presion të pa drejtë nëpër mes Rusisë, që të detyrojë kushtimisht Fuqitë e Mëdha që të shfuqizojnë vendimin e marrë të 17 dhetorit 1913, ndërsa në anën tjetër Nikola Pashiqi jep urdhër ushtrisë serbe që sa më parë të dalin në bridjet e detit Adriatik. Në këto rrethana të vështira politike për egzistimin e Shqpërisë indepidente, me presion të pa ndërprerë nga shtetet ortodokse të Ballkanit:Greqia Serbia Mali i Zi, Fuqitë e Mëdha:” pas 85 ditëve të vendimit të marrë për njohjen pavarësisë së Shqipërisë Etnike, vendosin të reduktojnë atë vendim”. Më 22 mars të vitit 1913, Fuqitë e Mëdha dalin me propozim të ri për ndarjen e Shqipërisë në dy pjesë.

Pra, në mënyrë të padrejtë, në bazë të gjitha normave Ndërkombëtare dhe kundër vullnetit të shprehur të popullit shqiptar,në Kuvendin e Vlorës, ku mbi 55%, të tokës shqiptare ndahet ndahet në mes Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë. Ky lloj arbitrarizmi që iu bë popullit shqiptar nuk mbahet mend në historinë e njerzimit, që një shtet i po sa krijuar të kufizohet nga të gjitha anët me popullin e vetë. Një popull kaq liridashës që ka sakrifikuar më së shumti, për lirinë e vetë dhe të fqinjve, sot po coptohet për interesa më të ngushta të shteteve sllavo-ortodokse të Ballkanit. V.XH.).

Pra e përkujtomë këtë date hidhur që për historikun e popullit shqiptar është e kobëshme, ku padrejtsisht nga trungu i Shqipërisë ndahen 18 qytete dhe krahina të tëra shqiptare: Dibra, Peja, Gjakova, Prishtina Gjilani, Presheva, Bujnovci, Kaçaniku, Shkupi, Kumanova, Manastiri, Struga, Kërçova, Tetova, Gostivari, etjer.

Kufijtë e shtetit shqiptar në Konferencën e Ambasadorëve në Londër më 1913 (Coptimi i Shqipërisë etnike, 22 mars 1913) >>>>>>>

Pra, 22 marsi është date e vendimit të turpshëm dhe arbitrarë që e vulosën Fuqitë e Mëdha, për coptimin e Shqipërisë Etnike në dy pjesë. Ky është një i padrejtë që përkujtohet në historikun e popupullit shqiptar brez pas brezi. Kjo date është pyknisje e të gjitha kërkesave dhe luftrave të pa ndërprera të shqiptarëve për çlirim e bashkim kombëtar të udhëhequr nga Lëvizja e jonë Kombëtare, atëdhetarë që kanë lindur nga vetë gjiri i popullit.të saj. Nga kjo date më shumë se gjysma e territorit shqiptar, hynë nën sundimin e shteteve të Ballkanit: Serbia mori 82% teritor dhe 55%, popullësi më shumë, Mali i Zi 62% territor me 100% popullësi më shumë, kurse Greqia 68% territor me 67% popullësi më shumë.

Kundër këtij vendeimi arbitrar të Fuqive të Mëdha më së miri deklarohet vetë Isa Boletini, kurr niset për në Londër, në takimin e parë që pati me diplomatin e njohur europian Edward Grein, në pyetjen e tij, ky i përgjigjet:”se shqiptarët kurr nuk do ti njohin këta kufij artificial që i ka caktuar Evropa me diktatin e Rusisë.

Pra, kjo është vetëm fillimi i luftrave të pa ndërprera të një ppjese të popullit të robruar shqiptar për çlirimim nacional e bashkim kombëtar, deri në zgjedhjen e drejtë të çështjes shqiptare.Pra shpallja e pavarësisë ehe pse ishte një akt solemnë për tërë Kombin Shqiptar kudo që ndodhej. Por akti i 22 marsit u u pritë te popullata e nënshtruar nën sundimin serbo-sllav, me një revoltë të pa përshkruar.

Qeveria e Vlorës ngarkoi një delegacion të përbërë nga Mehmet Konica, Rasim Dino dhe Filip Noga për t’i paraqitur kërkasat e Qeverisë Shqiptare lidhur me kufijtë ku përfshiheshin katër Vilajetet: i Shkupit, Manastirit, Shkodrës dhe Janinës. Mirëpo këto kërkesa të Qeverisë së Shqipërisë nuk u morën parasysh nga Fuqitë e Mëdha, pasi ata u nisën thjesht nga interesat e tyre imperialiste. Ndër ata më të zëshëm kundër interesave të shqiptarëve ishin: Franca dhe Rusia.V.XH.).

Me njohjen e Shqipërisë në fakt në këto kufij të përgjysmuar u shkelën në mënyrë më brutale të drejtat legjitime të popullit shqiptar për vetvendosje. Për këtë vendim të Konferencës së Ambasadorëve, populli shqiptar protestoi kudo që ishte. Protesta të mëdhaja gjithëpopullore u mbajtën në Shkodër, Elbasan, Ohër, Strugë, Dibër, Tetovë, Prishtinë edhe në disa vende të botës si në Amerikë, Francë, Zvicër, Rumuni etj.

Konferencës nga këto tubime iu dërguan protesta dhe memorandume, shumë të ashpra duke kërkuar nga Fuqitë e Mëdha posaçërisht nga diplomacia austriake dhe angleze që Shqipëria të ruhet si tërësi etnike dhe të mos lejohet që Shqipëria të ndahet copa-copa mes shteteve ballkanike. Por, kësaj radhe, Fuqitë e Mëdha kërkesat legjitime të popullit shqiptar që ngeli jashtë kufijve politikë, nuk i mori parasysh edhe pse ishin në kundërshtim me vendimin e marrë në Kuvendin Kombëtar në Vlorë, më 28 Nëntor të vitit 1912.

Prandaj popullata shqiptare që ngeli jashtë kufijve të sajë etnik, vendosi të vazhdojë rezistencën e saj të armatosur, edhe në forma tjera duke mos u pajtuar asnjëherë në asnjë moment me këto vendime të padrejta e ultimative që sollën Fuqitë e Mëdha në disfavor të popullit shqiptar.

Por, sido që të jetë, shpallja e Pavarsisë ishte një akt i shenjtë me rëndësi jetike për popullin shqiptar për arsye se në themelet e shtetit të Skënderbeut sërish u ngrit flamuri i Pavarsisë.

Kombi shqiptar me këtë akt të lartë të shpalljes së pavarësisë mbylli një epokë të hidhur të historisë së vet shekullore dhe filloi një epokë të re, edhe pse e cunguar pa kufi etnik, megjithatë filloi një epokë e re e çlirimit të një pjesë të saj nga sunduesit e huaj.

Ngritja e flamurit kombëtar në Vlorën heroike, përfaqësonte fitoren e përbashkët të luftrave të të gjitha krahinave shqiptare, duke filluar nga Lidhja e Prizrenit 1878, ishte një kompaktësi e kërkesave të popullit shqiptar. E udhëhequr nga krerët e Lëvizjes sonë Kombtare për autonomi deri në vitin 1912 në Shkup, që solli deri te shpallja e pavarësisë në Vlorë.

Duhet theksuar se shpallja e pavarësisë ishte në të njëjtën kohë një etapë më e lartë e vetpërcaktimit tonë kombëtar e progresiv dhe rrezultat e luftës së palodhëshme të patriotëve shqiptarë të cilët fatëkeqësisht ishin të kufizuar në veprimet e veta dhe ishin të dëmtuar në llogari të ekzekutuesit, pasi që Fuqit e Mëdha ashtu donin. Që Shqipëria mos të egzistoj si subjekt i tërë politik. Ajo ngeli e sakatuar për nga kufijtë të saj, pasi politika globale evropiane e asaj kohe u nisë me paragjykime,që Shqipëria mos të egzistojë si tërësi territoriale me kufijtë e saj natyror, gjithnjë në korelacion me pazarllëqet e Fuqive të Mëdha, në llogari të vendeve më të vogla. Këtë fat të hidhur këtë satanizëm e përjetoi edhe populli shqiptar.

Më së miri për vendimin e ndarjes së Shqipërisë u shpre Dervish Hina np letrën dërguar Ibrahim Temos. “se ishte shumë i trishtuar nga ky vendim arbitrar që kishin marrë Fuqitë e Mëdha, kundër vendit tonë siç e quante ai Konferencën e Londrës, “gjyq politik Evropian”.

Këtë veprim të padrejtë kundër tërësisë territoriale të Shqipërisë, më së miri e përshkruan mikesha e madhe shqiptare Miss Duhram, e cila thotë: “kjo ishte një kurdisje të shteteve fqinje, të cilët nëpëmes të Fuqive të Mëdha në krye me Rusinë:”Lojë më e ndyrë e tradhëtisë kurr nuk është lozur, Kosova u morë me tradhëti”.

Për çështjen e kufijve Shqipërisë u bë tregëti e hapur në mes Fuqive të Mëdha, duke lënë Shkodrën Shqipërisë, ndërsa Serbisë iu falë tërë Vilajeti i Kosovës me Preshevë Kumanovë, Shkup Tetovë Gostivar, Kërçovë Srugë deri në Dibër, që përfshinë territoret e sodit të Maqedonisë.

Pas atyre vuajtjeve e sakrificave për liri. Shqiptarët përsëri ngelën të përgjysmuar, Vetëm e vetëm pse ishte dëshirë e Fuqive të Mëdha, në anën tjetër për të kënaqur aspiratat e shteteve të Ballkanit, në dëm tonin.

Pra, me shkeljen e ushtrisë serbo-malaze e greke në tokën e arbërit, ku qeveritë këtyre shteteve u bënë shkakëtar kryesor që penguan aspiratat e popullit shqiptar që të kurorizonte me sukses të plotë luftën 4 vjeçare për ruajtjen e tërësisë territorial dhe shpalljen e Shqipërisë etnike.

Politika e egër e sunduesëve të ri serbo-malazes, që u vendosë si rrezultat i vendimit arbitrar të marrë në Koferencën e Londrës, filluan menjëherë me aplikimin e një politikë të egër shtypse, me qëllim të çkombëtarizimit, dhe shpërnguljes sa më të shpejtë të elementit jo sllav nga trojet e veta etnike.

Pushtetmbajtësit serb nëpërmes të këtij egzodusi kërkonin nga administrata e saj që sa më parë të fillohej me kolonizimin dhe serbizimin e trojeve shqiptare në zonën e Maqedonisë dhe Kosovës.Për të arsyetuar veprimin e vetë politik se kjo zonë është e banuar edhe me elementë serb

Politika serbe i trajtoi shqiptarët si elementë i pa sigurtë në krahinat e aneksuara, Kjo politikë e egër serbe çonte në urrejtjen e gjithë popullatës kundër sunduesit të ri. Populli shqiptar dhe krerët e saj ishin të vendosur deri në fund kundër regjimit të egër të pushtetit serb, Pra në këto rrethana të reja filloi një fazë re e luftës kundër sundesëve të ri sllav, për çlirim e bashkim kombëtar me shtetin amë.

Me rastin e 90 vjetorit së Shpalljes së Pavarësisë:

Këtë solemnitet e përshëndes me fjalët e Dervish Himës -

“Shqipëria për Shqipëtarin është e shenjtë”

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen