Samstag, 9. Mai 2020

Per kongresin e Lushnjes

kongresi lushnjes.jpg

Ky kongres, u mbajt në shtëpinë e patriotit lushnjar Kaso Fuga dhe aty morën pjesë delegatë të zgjedhur nga e gjithë Shqipëria. Qëllimi i tyre ishte studimi i situatës së brendëshme e të jashtëme të vendit dhe masat që duhet të merreshin për shpëtimin e Shqipërisë.

Kongresi jo vetëm miratoi aktin kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë, por zgjodhi Këshillin e Lartë prej 4 vetash, që do të kryente funksionet e kryetarit të shtetit dhe një Këshill Kombëtar me 37 veta. Mbas ceremonisë së hapjes, u bë ndarja e deputetëve nëpër grupe (komisjone) të ndryshme, të cilat filluan nga puna menjëherë.

Në mbledhjen e dytë të Kongresit, e cila u mbajt më datën 28 janar, u zgjodh si Kryetar i Kongresit Aqif Pashë Elbasani, ndërsa në mbledhjen e tretë vendosi mbas shumë diskutimesh që të bëheshin protestat më të ashpëra, kundër vendimit të Fuqive të Aleatëve, për zbatimin e Paktit të fshehtë të Londrës, i cili ishte mbajtur më 26 prill të vitit 1915-të, pakt i cili sanksiononte coptimin e Shqipërisë.

Pas këtij vendimi, mbledhja analizoi qëndrimin e qeverisë së Durrësit, si në situatën e brendëshme, ashtu dhe në atë të jashtëme. Nga kjo analizë u nxuarr si konkluzion se ajo qeveri kishte dalë dhe kishte vepruar jashtë programit të dhënë prej Kongresit të Durrësit, që ishte mbajtur në 25 dhjetor të vitit 1918-të. Po ashtu ajo qeveri ishte përpjekur me çdo kusht për ta penguar mbajtjen e Kongresit të Lushnjes.

Për këtë arsye, kongresi vendosi unanimisht rrëzimin e qeverisë së Durrësit, e njëkohësisht zgjodhi imzot Luigj Bumçin, Mehmet Konicën dhe Dr. Turtullin, si përfaqsues legjitimë të popullit shqiptar, në delegacionin e Konferencës së Paqes në Paris.

Pas zgjedhjes së Sulejman Delvinës kryeministër, në atë qeveri u zgjodhën dhe Ministër i Brendshëm Ahmet Zogu, Ministër i Punëve të Jashtëme Mehmet Konica, Ministër i Drejtësisë Hoxhë Kadria, Ministër i Financave Ndoc Çoba, Ministër i Arsimit Sotir Peci, Ministër i Luftës Ali Riza Kolonja, Drejtor i Përgjithshëm i Punëve Botore Eshref Frashëri, dhe Drejtori Përgjithshëm i Postë-telegrafave Idhomene Kosturi.

Në mbledhjen e pestë që u mbajt më 31 janar pasdite, kongresi zgjodhi antarët e Senatit dhe u vendos që delegatët të mos shpërndaheshin derisa qeveria të merrte në dorë frenat e shtetit. Pas kësaj mbledhje, atë pasdreke të 31 janarit të vitit 1920-të, kongresi u dha fund punimeve të tija, duke vendosur Tiranën, për kryeqytet të Shqipërisë. zerion.net

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen